Brajan Gruda po përshtatet mjaft mirë te skuadra e Leipzig në Gjermani. Sipas asaj që shkruajnë mediat, paraqitjet e sulmuesit shqiptar kanë bërë që klubi i Bundesligës të mendojë seriozisht për blerjen e kartonit nga Brighton, skuadër nga e cila është marrë në huazim.

Për këtë temë ka folur vetë Gruda së fundmi.

“Çdo gjë tjetër do të jetë çështje që do të duhet të zgjidhet midis klubeve dhe lojtarit. Për momentin, jemi të lumtur që ai është këtu dhe na ndihmon të arrijmë qëllimet tona.” Gruda, i afruar në merkaton e dimrit, numëron 3 gola dhe 2 asiste në 7 ndeshje të luajtura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb