Projekti dixhital i “pasaportës së gjelbër”, që do të paraqitet nga Brukseli të mërkurën, do të marrë parasysh vetëm vaksinat antiCOVID-19 të miratuara nga rregullatori europian i ilaçeve, që tani për tani përjashton ato nga Rusia dhe Kina.

“Ne duam të krijojmë një certifikatë dixhitale që mund të tregojë një test negativ PCR, provë se keni antitrupa ose që jeni vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga EMA, Agjencia Europiane e Barnave”, tha për median eurokomisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

Aktualisht, vetëm katër vaksina janë miratuar nga EMA: ato nga “Pfizer/BioNTech”, “Moderna”, “AstraZeneca/Oxford” dhe “Johnson & Johnson”.

Kjo përjashton vaksinën kineze “Sinopharm” dhe, gjithashtu, vaksinën ruse “Sputnik V”, për të cilën EMA nisi rishikimin e saj më 4 mars.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb