BRUKSEL- Që prej mëngjesit, kryeqyteti i Europës, Brukseli është boshatisur; bizneset, administrata etj. janë kyçur dhe në rrugë nuk sheh thuajse asnjë kalimtar. Fill pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Brukseli u mbush me forca të antiterrorit, pra në shtetrrethim.

Lëvizja e automjeteve është kufizuar deri në pikën zero në zonat afër qendrës, ndërsa e vetmja zhurmë që vjen nga jashtë është ajo e mjeteve të ushtrisë. Qetësia e ditës së sotme në rrugët e Brukselit nuk tregon më paqe, por praglufte.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: