Kongresi i 50-të i zakonshëm i UEFA-s do të zhvillohet të enjten, më 12 shkurt 2026, në Bruksel, Belgjikë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën institucionale të futbollit evropian.

Punimet e Kongresit do të nisin në orën 10:00 dhe pritet të përfundojnë rreth orës 12:30.

Në përfundim të tij, do të organizohet një konferencë për shtyp me presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, ku do të trajtohen temat kryesore që lidhen me zhvillimet aktuale dhe të ardhshme të futbollit europian. Axhenda e Kongresit është e disponueshme në faqen zyrtare të UEFA-s.

Po në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin ambient, duke filluar nga ora 18:00, do të mbahet edhe shorti për fazën e ligës të UEFA Nations League 2026/27, një prej kompeticioneve më të rëndësishme për ekipet kombëtare në Evropë.

Një ditë përpara Kongresit, më 11 shkurt, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës në Bruksel.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb