Janë luajtur vetëm tri ndeshje së fundmi në NBA, ku spikat fitorja e Milëaukee Bucks, që mundi 112-100 Chicago Bulls jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga Bucks, ku u dallua Lopez me 33 pikë.
Lajmi i keq për Milwaukee është dëmtimi i Antetokounmpo, që la fushën pas 9 minutave lojë, për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës. Kjo ishte fitorja e 12 radhazi për Bucks, që vendosin rekordin sezonal, por që gjithsesi ndodhen në vendin e dytë në Lindje.
Fitore surprizë arriti ekipi i Los Angeles Clippers, që mundi 116-107 Phoenix Suns. George dhe Mann realizuan nga 26 pikë secili për miqtë. Ndërsa skuadra e Washington triumfoi 114-106 në shtëpinë e Minnesota. Beal realizoi 35 pikë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Edëards për Minnesotan.
NBA do të jetë pushim këtë fundjavë, për t’i lënë vendin mbrëmjes magjike të “All Star Game”, e cila do të zhvillohet në Salt Lake City, shtëpinë e Utah Jazz.
(BalkanWeb)
