Nuk ndalet marshimi i ekipit të Milwaukee Bucks, që mposhti 139-117 Orlando Magic, duke regjistruar fitoren e 16-të radhazi dhe mbajtur kreun në Konferencën e Lindjes. Të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 10 pikë, me Giannis që bëri diferencën, autor i 31 pikëve.

Boston Celtics, që mban vendin e dytë, rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur 117-113 Cleveland, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Mitchell realizoi 44 pikë për Cavaliers, por që nuk mjaftuan, ndërsa për Celtics u dallua Jayson Tatum me 41 pikë e 11 rebound.

Në Perëndim, rikthehet te fitorja skuadra e Los Angeles Lakers, që mundi 123-117 Oklahoma City Thunder në fushën e kësaj të fundit. Schroder më 26 pikë ishtë më i miri për Lakers në këtë ndeshje. Mungoi përsëri LeBron James, i cili rrezikon të humbë sezonin e rregullt deri në fund të majit.

Fiton edhe ekipi i Phoenix Suns, që mposhti 105-91 Charlotte Hornets jashtë fushe, sfidë ku Kevin Durant bëri debutimin e tij me Suns. Ai realizoi 23 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë për Phoenix ishte Booker me 37 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb