Gianluiggi Buffon, kapiteni legjendar i Italisë, shprehet se ka ardhur koha që Mario Balotelli të rikthehet në kombëtare. Portieri 40-vjeçar shprehet se sulmuesi është rritur shumë këto dy vite dhe duke parë talentin që kurrë nuk i ka munguar duhet të rikthehet për të kontribuar për “axurrët”.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Mario do të rikthehej në përfaqësuese,” shprehet Buffon për Tiki Taka.

“Ai do të kishte mundësinë se është maturuar 100%, dhe se ajo që kemi parë nga ai herën e fundit ishte një lojtar i papërfunduar, por ai e ka aftësinë për të qenë një kampion dhe ka treguar vazhdimësi.

“Ekipi kombëtar? Mendoj se Mario e meriton për atë që ka bërë në dy vitet e fundit dhe duhet të merret në konsideratë.

“Mos harroni që po flasim për një talent, por le të shpresojmë që ai të jetë maturuar. Ai është një lojtar i rrallë, si Totti apo Cassano. Talenti i tij është i njëjtë me këta lojtarë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb