Gianluigi Buffon, i cili aktualisht mban rolin e kreut të delegacionit të kombëtares italiane, ka kritikuar ashpër vendimin e Francesco Acerbit për të refuzuar ftesën e përfaqësueses axurre.
“Kur një lojtar refuzon një thirrje, ai nuk po i thotë jo Spallettit, por diçkaje shumë më të madhe, Italisë.
Ekziston vetëm një vlerë thelbësore, kombëtarja. Të veshësh atë fanellë do të thotë të përfaqësosh të gjithë lëvizjen tonë. Dhe kjo, për ata që e duan futbollin, nuk mund të vihet kurrë në plan të dytë”- tha Buffon.
