Ish-portieri i njohur i Juventusit, Buffon, aktualisht numri një i delegacionit të Italisë, preku çështje të ndryshme në intervistën e dhënë së fundmi.

“Ajo që demonstroi në këto vite, sepse sipas mendimit tim krijoi një kryevepër të vogël te Spezia, është rezultat i një trajneri që ka diçka të veçantë. Konstatoj se Juventusi po përpiqet t’i japë jetë një projekti të ri, një projekti ambicioz, teksa punëson një trajner të tillë, edhe sugjestionues. Klubi bardhezi me Thiago, gjithashtu kishte guximin të rrezikonte, por për mendimin tim ishte një rrezik i llogaritur”.

Cili do të jetë roli juaj si kryesues i delegacionit të kombëtares italiane në Kampionatin Evropian?

Jam kurioz të shoh se çfarë mund të jap vetë dhe si do t’i qasemi këtij kompeticioni. Kam marrë përsipër një trashëgimi të madhe nga Vialli dhe Riva. As që mund të mendoj të bëj një garë me ta, sepse do të përfundoja pas tyre. I vetëdijshëm për këtë, unë thjesht duhet të përpiqem të bëj më të mirën, të jap atë që mundem.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb