Pas përfundimit të konferencës së kreut të PD-së, Sali Berisha, ka ardhur një reagim thumbues nga kryeministri Edi Rama.

Pa e përmendur me emër kryedemokratin, Rama përdori një metaforë për të përshkruar “bufin e kënetës”, siç ai e ka etiketuar vazhdimisht Berishën, duke ironizuar me sjelljen e kësaj specieje për të nënkuptuar sjelljet e kreut të opozitës.

Në postimin e tij, Rama i referohet “bufit të kënetës” si një shpend që helmatis jo vetëm brejtësit, por edhe veten, pasi grumbullon pesticide dhe helme.

Rama e përshkruan këtë specie si armiqësore, që shuan urinë duke gjuajtur zvarranikë dhe amfibë.

“BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, shkroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb