Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka hezituar të përdorë batutat gjatë një takimi me shqiptarët e Athinës, ku u ndal sërish tek epiteti që i ka vënë kreut të PD Sali Berisha.

Ai u shpreh se, ndërsa një buf tjetër mund të jetë simbol i bukurisë dhe mençurisë, siç e paraqesin mitologjitë, “bufi” i Shqipërisë është një tjetër.

“Bufi kishte dalë një ditë e tha jam krenar të jem buf, sepse bufi ka qenë simboli i Athinasë dhe i Minervës dhe simbol bukurie dhe mençurie, sepse i duket vetja i bukur. E dini ju sa superseksi është”, tha Rama.

Ai vijoi duke ironizuar se nuk bëhej fjalë për të njëjtin buf, pasi “ky i joni rri e mbretëron në llum që e kemi peshqesh nga diktatura komuniste”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb