Studimet e Bankes Botërore thone se rritja e produktivitetit në bujqësi mund të jetë deri në katër herë më efektive në uljen e varfërisë sesa rritja nga sektorët e tjerë.
Ndërkohë grafiku i Monitor tregon se në 2023 bujqësia është në pikën e saj më të ulët që prej 1997.
Si arritëm këtu ?
Teksa po mundohesha të analizoja dështimin e 3 qeverive më reformatore që ka pasur ky shtet që prej formimit të tij ( Rama 1, Rama 2, Rama 3) mu kujtua një histori e vjetër !
Për Mosrealizimin e Planit në një kooperativë shkarkojnë një kryetar të vjetër e me eksperiencë duke e zëvendësuar me një djalë të ri pa eksperiencë.
Kryetari I vjetër pasi I dorëzoi detyrën thotë djaloshit :
Në sirtarin e parë kam lënë 3 letra , me numrat 1 2 edhe 3. Ke disa këshilla të vlefshme që do të të hyn në punë kur të të thërrasin në Komitet. Hapi sipas rradhës .
Kalojnë 3 muajt e parë , punët nuk po ecnin kryetarin e ri e thërrasin në komitet. I mbytur nga ankthi ju kujtua porosia e ish kryetarit ! Hapi zarfin me nr1 edhe lexoi : Mi hidh të gjitha fajet mua !
I qetë kofident raportoi që po bënte të pamundurën por ish kryetari I kishte djallosur të gjitha .
Kur erdhi rradha e raportimit të dytë , qetësisht shkoi tek tavolina edhe hapi zarfin nr2 .
Aty shkruhej :Vazhdo më fajso mua , por bëj edhe ndonjë autokritikë sado të vogël !
Edhe kësaj rradhe kryetari I ri e bindi komitetin se punët ishin në duar të sigurta edhe se djali e kishte situatën nën kontroll !
Punët nuk po ecnin , raportimi I tretë erdhi edhe më shpejt ! Kryetari para se të nisej , I duhej këshilla e kryetarit të vjetër edhe hap zarfin me numrin 3 !
Nuk kishte përtuar ish kryetari të shkruante pak më gjatë kësaj here :
Tani je i vetëm , ti edhe rezultatet e tua.
Fajet e mia nuk e mbulojnë dot më paaftësinë tënde !
E pra fajin padyshim na e ka Saliu , por rezultatet e viteve te fundit po tregojnë që kësaj qeverie po i mbarojnë edhe të paaftët !

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb