Nje nga ushqimet me të cilat lidhen shumë paragjykime është padyshim buka.

Shumica e nutricionistëve theksojnë se asnjë ushqim nuk duhet të përjashtohet nga dieta, por thjesht duhet të dini se në çfarë sasie duhet ta konsumoni dhe me cilat ushqime të tjera ta përdorni.
Buka e thekur mund të jetë pjesë e një mëngjesi të shëndetshëm, por ndoshta për këtë vakt ke nevojë për më shumë se thjeshtë një fetë bukë të thekur për të përballuar të gjitha aktivitetet e ditës. Natyrisht, mund ta konsiderosh si një zgjedhje të mirë mëngjesi, por duke i shtuar edhe produkte të tjera me vlera ushqimore që të ndihmojnë për të marrë të gjitha kaloritë që të duhen gjatë ditës.
Buka e thekur ka karbohidrate dhe fibra, në varësi të llojit të bukës. Megjithatë, ajo ka nivele të ulëta të proteinave, yndyrës dhe vlerave të tjera ushqimore, kështu që për të pasur një mëngjes të shëndetshëm duhet t’i shtosh bukës së thekur elementë të tjerë të domosdoshëm.

I ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Cela, eksperti i sigurisë ushqimore Abdyl Sini tregoi sesi duhet të zgjidhni me kujdes bukën.
“Buka e thekur duhet të përdoret pasi në stomak ajo thith të gjitha lëngjet e dëmshme në stomak. Çdo produkt ushqimor nëse kalon temperaturën e pjekjes kthehen në kanceroze. Për ngjyruesin e dallojmë menjëherë. E marrim bukën e hedhim në ujë dhe shikojmë, se buka e zezë origjinale, nuk ndryshon ngjyrë. Nëse buka ndryshon ngjyrë atëherë ajo ka ngjyrues. Në fillim shikon ngjyrën e errët, pastaj e lë për 10 minuta në ujë e shikon nëse ndryshon ngjyrën“- tha Sini për News24

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: