Nga Zonja Katerina
Përbërësit
10-15 feta bukë, 10-15 feta proshutë ose sallam, 10-15 feta domate, 100 gr djath të verdhë, 4-5 kokrra vezë, 1 filxhan qumësht
1-2 lgj gjalpë, Kripë, piper, majdanoz.
Përgatitja
Presim bukën në feta, i lyejmë me pak gjalpë dhe i rreshtojmë në një tavë të rrumbullakët ose dhe katrore. Ndërmjet fetave të bukës vendosim feta domatesh dhe feta sallami. Rrahim vezët, shtojmë qumësht, kripë dhe piper dhe kremin e përgatitur e shtojmë në tavë. E vendosim tavën më pas në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 20-25 minuta.
Pas këtij minutazhi hapim furrën dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tavës me djathë të verdhë të grirë në rende. E fusim përsëri tavën në furrë dhe e lemë edhe për 5 minuta të tjera. Pasi të jetë gati e servirim të ngrohtë spërkatur me rigon dhe majdanoz të freskët.
