NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit
3 filxhanë miell
80 gr gjalpë
1 lk pluhur pjekës
½ gotë qumësht
½ gotë ujë
1 majë luge sheqer
½ lk kripë
Përgatitja
Përziejmë të gjitha masat bashkë dhe përgatisim një brumë të cilin e punojmë lehtë dhe i japim një formë të rrumbullakët. E vendosim brumin e bukës në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine të spërkatur me pak miell. Në qendër brumin e bukës e presim lehtë me majën e thikës duke bërë një kryq.
E vendosim bukën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradv Celsius për 30-35 minuta.
