Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka treguar detaje nga protesta që pritet të mbajë nesër opozita, në një kohë kur Tirana është bllokuar nën masa të rrepta sigurie për shkak të samitit të BE-Ballkani Perëndimor.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 Balliu theksoi se protestuesit do të vijnë më parë se sa të nisë shtetrrethimi në kryeqytet. Mes të tjerash ai sqaroi se tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Protesta është nesër. Qytetarët do të vijnë më herët, edhe për shkak të sigurisë. Ne respektojmë protokollin e sigurisë që ka policia për liderët e BE, që të jenë të bindur se vend dhe popull më pro europianë se shqiptarët s’gjejnë në asnjë vend. Nuk jemi në shinat për të shkuar drejt asaj rruge. Ne do respektojmë çdo normë, por jo provokimet dhe ekzagjerimet. Jo do bllokosh Durrësin psh se është samiti në Tiranë. justifikimi se është siguria e tyre dhe protesta duhet larguar, e thash; ata jnë një mijë euro më të sigurt se janë më të sigurt që ta bëjnëa samitin në protestë se para Ramaccit dhe Vucciccit. Protesta do të jetë në Bulevard. Do ketë podium, do të jenë të gjitha, rëndësia themelore është mesazhi. Ka rëndësi shumë se dëgjoj disa analistë që ose paguhen shumë, ose nuk marrin vesh nga e vërteta. Është sikur të mbyllet Neës se nuk do Rama. Nuk kemi vendosur se sa orë do protestojmë.”, tha Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb