Autoritetet bullgare kanë arrestuar pesë të dyshuar për lidhje me sulmin vdekjeprurës me bombë në Stamboll, tha autoriteti i prokurorisë së vendit.

Pesë të arrestuarit u përfshinë në operacionet logjistike pas sulmit me bombë, tha për mediat lokale Siyka Mileva, zëdhënëse e zyrës së prokurorit të Bullgarisë.

Arrestimi u bazua në një informacion nga autoritetet e zbatimit të ligjit të Turqisë, tha Mileva.

Kanalet televizive lokale raportuan se tre nga të arrestuarit ishin me origjinë moldave dhe një me origjinë arabe.

Shpërthimi në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, të dielën pasdite goditi një rrugë të mbushur me njerëz, duke lënë gjashtë të vdekur dhe 81 të plagosur.

Policia turke tha të hënën se arrestoi një grua siriane, e cila rrëfeu se kishte marrë urdhrin e sulmit nga Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit dhe dega e saj në Siri, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit. Të dyja janë të listuara si organizata terroriste nga qeveria e Turqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb