SOFJE– I konsideroj ekstremisht të papërgjegjshme deklaratat e sotme të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë punimeve të Këshillit të Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë dhe insinuatën e tij, sipas së cilës Republika e Maqedonisë mund të ndahet mes Bullgarisë dhe Shqipërisë, deklaroi sot ministri i Jashtëm bullgar, Daniel Mitov.

“Bullgaria ka mbështetur më shumë se të gjitha vendet e tjera pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë dhe ishte vendi i parë që njohu Republikën e Maqedonisë”, theksoi Mitov.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: