Një tërmet me fuqi 4.6 ballë goditi Bullgarinë pasditen e sotme.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ndodhet 3 km në veri-verilindje të Asenovgradit me një thellësi fokale prej vetëm 10 km.

Tërmeti është ndjerë në Aleksandropoli, Serres, Kavallë, Ksant dhe përgjithësisht në të gjithë Maqedoninë qendrore dhe lindore si dhe në Traki.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: