Nutricionisti Altin Joka, ka folur në News24 për bullizmin dhe historinë e 16-vjeçares të rënë pre e këtij fenomeni.

Blogeri dhe nutricionisti Altin Joka ka rrëfyer historinë e një 16-vjeçare e cila është detyruar të shtrohet në spital si pasojë e një diete ekstreme pas bullizmit që ka kaluar. 16-vjeçarja është bullizuar nga shokët, shoqet e klasës dhe mësuesit e saj për pamjen e saj të jashtme pasi ishte mbipeshë.

Joka u shpreh se është kontaktuar nga nëna e vajzës e cila i ka kërkuar personalizmin e një diete për të humbur peshë adoleshentja.

Niveli i fasadës për pamjen dhe indiferentizmi i familjarëve janë faktorët që mund të sjellin pasoja.

“Duke parë në punë e përditshme. Tre faktorë më kanë bërë përshtypje. Së pari është aftësia e bullizimit, obeziteti është i madh në Shqipëri. Së dyti, niveli i fasadës dhe pamjes së jashtë është shumë i madh,. Kush nuk është brenda paraqitjes vizuale, përpiqen të largohen nga grupet shoqërore. Së treti janë familjet, indiferentizmi i tyre. Nga 15 raste, vetëm 2 i kanë analizuar këto raste. Përgjithësisht i neglizhojnë. Nëna e vajzës është ajo që më është drejtuar.

Më ka komunikuar para Vitit të Ri, për të organizuar një dietë. Unë hulumtoj detajet për të parë dhe faktorët e obezitetit. Tiktoku ka ndikuar po ashtu. Kishin ndodhur ngjarjet dhe në shkollë”, ka thënë Joka.

 

(BlakanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb