Përmirësimi i motit pas reshjeve të dëborës ia ka lënë radhën ngricave në Bulqizë.

Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që në rrugë të ketë prezencë të madhe të akulllit. Era e fortë në Qafën e Buallit po pengon qarkullimin normal të automjeteve pasi herë pas here bllokon rrugën me borë.

Situatë e rënduar është edhe në fshatrat e Zerqanit, Ostrenit, Gjoricës, Trebishtit e Martaneshit. Edhe në këto zona ka prezencë të madhe të akullit në rrugë si dhe mungesë të energjisë elektrike.

Edhe fshatrat e Dibrës janë paralizuar nga ngricat të cilat janë shfaqur që prej pasdites së të hënës. Selishta, Lura e Reçi, janë pothuajse pa komunikim me qytetin e Peshkopisë si pasojë e borës dhe ngricave.

Edhe situata me furnizimin me energji elektrike vijon të mbetet problem pasi me gjithë punën e bërë nga grupet e OSHEE, ende nuk është rikthyer rryma për qindra banorë të zonave rurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: