Një 27-vjeçar është gjendur brenda një automjeti gjatë mesditës së sotme në zallin e Bulqizës, pranë urës së Çeranecit, në aksin Bulqizë-Peshkopi. I riu u gjet nga disa fëmijë që po laheshin tek zalli, të cilët më pas lajmëruan banorët e zonës.

Mendohet se i riu ka pësuar aksident dy ditë më parë dhe për pasojë mjeti ka rënë në zall. Banorët e zonës kanë lajmëruar ambulancën dhe 27-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb