Ish-deputeti demokrat Aldi Bumçi, ka folur në lidhje me vizitën e Mike Pompeos në vendin tonë dhe takimin që ai pati me Enkelejd Alibeaj.

Bumçi tha se Pompeo ka ardhur në Shqipëri për të zhvilluar vizitë tek muxhahedinët dhe nuk ka ditur se me kë takohet tjetër, Ftesat sipas tij janë bërë nga Taulant Balla.

“Jo vizita siç ka pasur edhe vizita të tjera kanë qenë për muxhahedinët. Ai pasqyroi vetëm tek opozita iraniane, gjithçka tjetër, nuk ka ditur kë takon. Ftesat i ka bërë Balla.

Pas 11 dhjetorit dhe 6 marsit nuk është më një çështje mes Berishës dhe amerikanëve por është një çështje e Amerikës me qytetarët shqiptar. Pse në Shqipëri, non grata nuk u pa si legjitime? Sepse shoqëria sheh si në 9 vite ka qeverisur Rama. Kjo thuhet edhe në raportet e SHBA.

Kjo është kontradita. Në lidhje me të drejtat e njeriut, demokracisë etj është kritike ndaj Ramës. Pse përfaqësuesit amerikanë nuk diskutojnë për asnjë nga raportet e qeverisë së tyre? Mungesa e një qëndrimi nga ambasadorët dhe raporteve është një humnerë që nuk mbushet dot. Ndaj nuk ka ngjitur non grata.

Se pse nuk ka ngjitur tregohet nga fakti që ata kanë mbrojtur Ramës kur nuk mbrohej dot dhe kur raportet e tyre nuk e mbronin.
Humnera është krijuar nga amerikanët sepse raportet i kanë bërë ata.

3 arsyet:

Së pari, problemet botërore, jemi si fshati pas 7 malesh që se ka njeri mendjen tek ne veç zyrtarëve të ulët.

Së dyti, projekti rajonal që lidhet me Kosovën. Serbia dhe ne jemi lënë në regjim autoritar. Duket se kishte një projekt për shkëmbimin e kufijve sepse edhe Vuçiç është lënë të bëhet zot në Serbi.

E treta: Ajo që Zekthi tha që nuk e shpjegoj dot, ata e thanë që i janë referuar mediave dhe qeverisë shqiptarë. Kongresmeni amerikan kërkon të dhëna dhe nuk i japin ndërsa Grenell ka deklaruar që nuk ka parë kurrë si drejtuesi i inteligjencës asnjë dosje ndaj Sali Berishës.

Lobuesit e Ramës dhe Vuçiçit janë thuajse të njëjtë në Amerikë. Projekti për ndarjen e Kosovës ka qenë aty.

Problemi nuk është më me Berishën por me qytetarët që votojnë Berishën dhe PD”, është shprehur Bumçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: