Bayern Munich ka pësuar humbjen e parë për seoznin 2025-2026 në Bundesligë.Bavarezët u mposhtën 1-2 nga Augsburg, në ndeshjen e luajtur në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 19-të. Hiroki Ito shënoi me kokë në minutën e 23-të, pas krosimit të Michael Olise nga këndi, duke e mbyllur pjesën e pare në favor të ekipit të Vicent Kompany e duke krijuar ndjesinë se do të kishim të bënim me fitoren e radhës për kampionët.Por në 15 minutat e fundit të ndeshje Augsburg do ti befasonte të gjithë. Në minutën e 75-të Arhthur Chaves shënon me kokë për Augbsurg, pas krosimit të Komur nga këndi. Miqtë nuk ndalen këtu, pasi në minutën e 80-të, Han-Noah Massengo shënoi golin e përmbysjes së madhe për miqtës. Kjo ishte humbja e pare në shtëpi e Bayern që nga marsi i vitit të kaluar. Pavarësisht humbjes, Bayern Munich kryeson i qetë Bundesligën.

Diferenca nga ndjekësja më e afërt Borussia Dortmund shkon në -8 pikë, kjo pasi verdhezinjtë nuk gabuan sfidën e tyre ndaj Union Berlin. Dortmund ka marrë fitoren e tretë rresht në Bundesligë, pasi fitoi 0-3 në transfertën ndaj Union Berlin, e vlefshme për javën e 19-të. Verdhezinjtë gjetën golin që në minutën e 10-të me kapitenin Emre Can, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga Fabio Silva, pas një faulli ndaj tij brenda në zonë. Nico Schlotterbeck dyfishoi shifrat në minutën e 53-të, mbrojtësi shënoi me kokë pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit. Maximilian Beier vulosi fitoren 0-3 me golin e tij në minutën e 84-të, pas asistit të Jobe Bellingham. Dortmund fiton 0-3 dhe duke përfituar nga humbja e Bayern, tani diferenca mes tyre është vetëm 8 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb