Bayern Munich, që e kishte nisur sezonin me 16 fitore radhazi, është ndalur në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Union Berlin, në një ndeshje të vlefshme për javën e 10-të të Bundesligës. Vendasit shënuan të parët në minutën e 26-të me Danilho Doekhi, që përfitoi nga një mungesë vëmendje e Manuel Neuer. Bayern u përgjigj me një gol të bukur nga Luis Diaz në minutën e 37-të, pas një kombinimi të shkëlqyer me Stanisic, kolumbiani goditi nga një kënd thuajse 0-0 për golin e rivendosjes së ekuilibrave. Pjesa e parë përfundoi 1-1. Vendasit kaluan sërish në avantazh në minutën e 82-të, kur Doekhi shënoi një tjetër gol, këtë herë nga një goditje dënimi. Megjithatë, Harry Kane shpëtoi Bayern nga humbja duke shënuar me kokë në minutat shtesë, pas një krosimi të Tom Bschof. Pas këtij barazimi, Bayern ruan kreun e Bundesligës me 28 pikë, ndërsa Union Berlin është në vendin e 10-të me 12 pikë.
Ndërkohë, Borussia Dortmund e pa të shpëtonte fitoren në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Hamburgerit. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh me një gol të Chukwuemeka, por në minutën e fundit shtesë, vendasit barazuan me Konigsdorffer, i cili shënoi me kokë pas një krosimi të bukur. Ky barazim la Dortmundin në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Hamburgeri qëndron në vendin e 12-të me 9 pikë.
Nuk përfiton nga ndalesa e kampionëve bavarezë as Leipzig, që u mund në transfertë ndaj Hoffenheim me rezultatin 3-1. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por ishte Hoffenheim që do të përmbyste shifrat, duke lënë Leipzig në vendin e dytë me 6 pikë më pak se sa Bayern.
