Në raundin e katërmbëdhjetë të Bundesligës, Bayern shmangu humbjen e parë në ligë duke e mbajtur Mainzin në barazim 2-2 në shtëpi, por ruan distancën +9 pikë nga ndjekësi më të afër, të cilët njësoj si bavarezët nuk arritën dot të fitonin në këtë javë.

Në “Allianz Arena”, do të ishte i riu Lennart Karl, që do të hapte serine e golave pas gjysëm ore lojë. Megjithatë mysafirët do të përmbysnin rezultatin me golat e Potulski në kohën shtesë të pjesës së pare  dhe Lee (67′). Por bavarezët e Vincent Kompany nuk u dorëzuan, teksa do të gjenin barazimin me të përhershmin Harry Kane, që në minutën e 87-të, do të shndërronte në gol një 11 metërsh. Dy pike të lëna për Bayern që barazon në shtëpi me Mianz që ndodhet në fundin e renditjes.

Bayerni me këtë barazim ngjitet në 38 pikë, ndërsa Mainz është ende në vendin e fundit me 7 pikë.

Borussia Dortmund gjithashtu barazoi më herët të dielën, 1-1 përballë Freiburg. Pas golit hapës të Bensebaini (31′) për miqtë, gjërat u komplikuan pas daljes nga loja me karton të kuq të Bellingham. Freiburg përfitoi nga superioriteti numerik në fushë dhe gjeti golin e barazimit me Lucas Holer, që me një kthesë të bukur gjeti trekëndëshin e Kobler për rezultatin përfundimtar 1-1. Me këtë barazim, Dortmund ngjitet në 29 pikë, duke ndarë vendin e dytë Freiburg 17 pikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: