4 gola në derbin mes Schalkes dhe Dortmundit, por në fund asnjëra nga skuadrat nuk ia doli dot të fitojë. Sfida përfundoi 2-2, takim ky i vlefshëm për Bundesligën.

Verdhezinjtë shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep, pas golit të Schlotterbeck.  Ekipi i Reis do përpiqej të reagonte dhe do bënte shumë mirë diçka të tillë me Bulter, në minutën e 50-të.

Guerrerio pak më pas do ndizte festën e tifozëve të Dortmund, por gëzimi do ishte i përkohshëm pasi Karaman barazoi duke sigluar përfundimisht shifrat në 2-2. Të besuarit e Terzic kanë vetëm 2 pikë më pak se Bayern kryesues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: