Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 e ka cilësuar paketën ligjore të ndryshimeve në Kodin Penal për COVID-19 e ka konsideruar si një model jo europian por të dalë nga mendja e Edi Ramës.

Sipas Gjermarkajt Shqipëria duhet të huazonte një model për këtë situatë emergjenceje nga një vend europian pasi ato kanë demokraci të konsoliduar dhe institucionet.

Po ashtu ai shpreh shqetësimin se nëse sot Policia përdoret për të arrestuar qytetarë që më vonë mund të dënohet me 15 vite burg nesër Policia mund të përdoret edhe për gjëra të tjera kundër qytetarëve, në mënya të tjera.

AGRON GJEKMARKAJ: Jam për masa shtrënguese. Mendoj se në momentet e para nuk u menaxhuan mirë me dyndjet në tregje dhe u deshën disa ditë. Në Shkodër duhet të ndaloheshin grumbullimet në ceremoni mortore. Nuk më rezulton të ketë raste nga tregjet aty.
Eruopa ka institucione, ka demokraci të konsoliduara prandaj duhet të merrnim një model të tyre meqenëse ne nuk kemi institucionet. Ne nuk duhet të kalojmë në tepri propagandistike, ke ligjet, ke masat. Vë re sjelljen e Policisë. Gjuha ka një tendencë për masa ndëshkuese për gjoba. Nuk ka ekuilibër mes masave dhe asaj që ndodh në terren por edhe gjuhës. Nëse ti e përdor me efikasitet policinë me represion duhet ta përdorësh edhe nesër për gjëra të tjera.
Nëse ti sot aplikon një dënim deri në 15 vite burg, nesër mund ta përdorësh Policinë për të njëjtën gjë po për shkelje të tjera. Shtesa të paargumentuara. Nuk janë marrë nga modele europiane, modele të dala nga mendja e Edi Ramës. Ndjej nevojën të reagoj.

ERINDA SKËNDAJ:  Mendoj që këtë përgjigje duhet ta japë nismëtarja, nga e ka marrë këtë model. Por ka dhe vende që në Kodin Penal kanë sanksionime jo të këtij niveli, pra kur sëmundjet ngjitëse shkaktojnë dëme jetësore tek njerëzit. Në Shqipëri siç është shkruar në paragrafin e parë të asaj pakete ligjore ke nuk ke dëm dënohesh deri në 10 vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb