Pasi kanë kapur mat disa nga eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste, protestuesit sot zunë në befasi Bledi Çuçin.
Sapo e kanë parë në kafene, protestuesit kanë thirrur njëzëri “burg, burg”.
Pas revoltës së qytetarëve, i pari që iu kthye atyre ishte vetë Çuçi. Por, protestuesit iu kthyen, duke i thënë “hajdut”.
Mirëpo, reagim më të ashpër pati bashkëshortja e Çuçit, Delina Fico. Kjo e fundit mori lugën e më pas shishen nga tavolina dhe me të gjuajti protestuesit. Por qytetarët reaguan, duke u habitur nga reagimi i Ficos.
Sot ishte dita e 117 e protestës, ndërsa revolta e qytetarëve mbetet e lartë, sidomos pas skandaleve të njëpasnjëshme të fundit të qeverisë.
