Emisioni investigativ Vetting në News24

Pas aministisë që hyri në fuqi disa ditë më parë, theksi u vu te numri shumë i lartë i atyre që presin të gjykohen, ku rrezikojmë të kemi më shumë që presin vendime se sa ata që janë dënuar. Madje, sipas një raporti tjetër të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për gjendjen në burgjet e Shqipërisë.

Thuhet se, “një pjesë e të arrestuarve qëndrojnë për ditë të tërë në komisariate dhe nuk dërgohen në paraburgime sepse nuk ka vende. Madje, ka vonesa edhe në transferimin e tyre”.

Mbajtja në ambientet e dhomave të sigurisë pranë DVP-ve për periudha të zgjatura, në tejkalim të afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Konkretisht, edhe gjatë vitit 2022 janë evidentuar raste të mos transferimit në kohë pranë IEVP-ve të personave të arrestuar/ndaluar që trajtohen në ambientet e Policisë së Shtetit, ndaj të cilëve gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, vonesa të cilat shkojnë deri në 3-5 ditë pas marrjes së masës së sigurimit të dhënë nga gjykata.

Vonesat në transferime vijnë si rezultat i mospranimit nga IEVP-të të personave me masën e sigurisë “arrest në burg”, me argumentin se ka mbipopullim dhe mungesë të ambienteve për akomodim në IEVP, por edhe për shkak të mangësive në dokumentacionin shoqërues të përgatitur nga ana e Policisë” thuhet në raport.

Por edhe ata që janë brenda janë në kushte jo normale.

KLSH e vendos theksin edhe tek e drejta e qytetarëve që nuk kanë mundësi për të pasur një mbrojtës ligjor falas. “Në kuadër të parimit të mbrojtjes efektive, sa i përket përcaktimit të pamjaftueshmërisë financiare, Ministria e Drejtësisë i është referuar modelit Slloven dhe përcaktimeve ligjore që ky vend parashikon.

Megjithatë, eskpertët kanë kosntatuar se implementimi i këtij përcaktimi ligjor është i cunguar, pasi Sllovenia, në ndryshim nga vendi jonë, ka të përcaktuar minimumin jetik, i cili reflektohet edhe në përcaktimin e pagës minimale. Në kushtet kur, Shqipëria nuk ka të miratuar një ligj për përcaktimin e minimumit jetik, përllogaritja e kufirit të pamjaftueshmërisë financiare duke marrë në konsideratë vetëm të ardhurat e një personi por jo shpenzimet e nevojshme dhe të detyrueshme për jetesë është e cunguar.

Kjo rrezikon të përjashtojë nga skema individë, të cilët kanë realisht nevojë për ndihmë juridike falas. Njëkohësisht, edhe mungesa e hartimit të listave të posaçme për përfaqësimin ligjor të të miturve dhe përcaktimi i përfaqësuesve ligjorë të ndryshëm në faza të ndryshme të procesit penal, si për të miturit ashtu edhe tek personat madhorë, ndikon negativisht në efektivitetin e procesit të mbrojtjes së tyre”, thuhet në raport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: