ANGLI

Tre shqiptarët, Azen Dajçi, Fabion Kuçi dhe Ardi Sheta të cilët shkuan për të grabitur shtëpinë me kanabis të bandës rivale në nëntorin e 2018 në Angli janë dënuar me burg.

Për Azen Dajçin Gjykata e Harroë ka dhënë 14.1 vite burg, për Fabion Kuçin, 6.4 vite burg dhe për Ardi Shetën i cili ishte i 17 vjeç kur ka ndodhur ngjarja, u dënua me 2.9 vite burg.

  • foto galeri
  • foto galeri

Më 27 nëntor të 2018 në Hall Lane, NW4 tentuan të grabisin shtëpinë e kthyer në një park me kanabis të bandës rivale të tyre në Londër, dhe teksa u larguan nga vendi me makinë fillimisht nuk u kapën dot nga Policia.

Më pas u arrestuan teksa Azen Dajçi bëri rezistencë duke qëlluar me armë zjarri drejt Policisë angleze.

Tre shqiptarët e arrestuar janë pjesë e grupit muzikor ‘Hellalbanianz’, që sipas mediave britanike nuk rezultuan të jetë vetëm muzikor por edhe kriminal për shkak lidhjeve të tyre me kartelet e Amerikës së Jugut dhe atyre të atdheut të tyre.

Ata bënin jetë luksoze, të armatosur dhe makina të shtrenjta të cilat i përfitonin nga tregtia e kanabisit apo kokainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb