Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, pasi është intervistuar lidhur me dyshimet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar më 11 tetor në Prishtinë, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është kryer më 13 tetor 2026.
Pas marrjes në pyetje, prokurori kompetent ka vendosur që Gecit t’i caktohet masa e ndalimit policor për 48 orë.
Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kanosjes.
