Burgu do të bëjë bashkë VIP-at e Partisë Socialiste. News24 dhe BalkanWeb mëson se ish-kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, do të qëndrojë në të njëjtën qeli me ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.

Të dy ata ndodhen në paraburgimin e Durrësit.

Kujtojmë GJKKO vendosi dje lënien e Dakos në burg. Ai akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave, ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb