Në burgun e Spaçit, ndërhyrjet që po bëhen, nuk janë në shërbim të projektit për ta shndërruar në muze. Aktivisti Arnen Sula i ftuar në “Opinion” në News24, tha se ka ndjekur nga afër dëgjesat publike për krijimin e muzeut në burgun e Spaçit.

“Projekti thuhet se është ndërhyrje konservuese dhe parimi bazë i konservimit është ruajtja e gjendjes sic është aktualisht Spaçi, nga dëmtimi i mëtejshëm.

Çatia është nja nga pikat kryesore të ndërhyrjes. Në projekt nuk është parashikuar buxhet për ndërhyrjen kryesore të konservimit. Ajo që shihet në foto bie ndesh me planin e menaxhimit të Spaçit”, tha Sula.

Arnen Sula: Projekti thuhet se është ndërhyrje konservuese dhe parimi bazë i konservimit është ruajtja e gjendjes sic është aktualisht Spaçi, nga dëmtimi i mëtejshëm. Çatia është nja nga pikat kryesore të ndërhyrjes.

Në projekt nuk është parashikuar buxhet për ndërhyrjen kryesore të konservimit. Ajo që shihet në foto bie ndesh me planin e menaxhimit të Spaçit.

Kam qenë pjesë e dëgjesave publike që ministria ka bërë në lidhje me hartimin e këtij plani. Fillimisht u propozua që muzeu të ndërtohej në Reps por më pas u tërhoq që të bëhej muzeu në godinën nr.671 që është jashtë zonës ku jetonin ish-të burgosurit politikë dhe të tjerë.

Pra ajo cfarë shohim sot është larg asaj që është parashikuar si muze. Është mjaft e dukshme që gjithçka po bëhet në funksion të filmit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb