Analisti Fatos Lubonja në studion e News24, ka sqaruar një lajm që shpërndahet në rrjetet sociale në emër të tij.

Lubonja tha se lajmi në fjalë i referohet deklaratës që ka bërë ai, për një takim me ish-ambasadorin e SHBA në Tiranë, 10 vjet më parë, kur Shqipëria miratonte Reformën në Drejtësi, dhe është deformuar.

Analisti theksoi se në atë takim ai i ka thënë ambasadorit amerikan se drejtësia në Shqipëri nuk do të ishte e pavarur, gjë e cila sipas tij në ditët e sotme po provohet.

Fatos Lubonja: Qarkullon në rrjetet sociale kjo: “E thënë nga burime të sigurta, ja kur do të arrestohet Edi Rama”… dhe i referohet një bisede që kam bërë me ambasadorin, që e thash këtu dhe është deformuar dorë pas dore. Kur bëhet një gjë e shkruar, njerëzit lexojnë titullin dhe është problemi i mediave tona. Unë po thoja të kundërtën e saj që perëndimorët kanë menduar se do të ndërtojnë një drejtësi të pavarur që nuk e besoj edhe sot dhe kjo drejtësi e pavarur do fillonte me Berishën dhe Metën e do të arrinte tek Rama, kjo bisedë është bërë 10 vjet më parë dhe jo 5 siç është shkruar. Kur i thash ambasadorit që kjo nuk do të ndodhë siç thoni ju. Dhe s’ka ndodhur akoma. Kjo ishte ideja. Tani, këta e marrin me atë kultin e amerikanëve që, gjersa e ka thënë ambasadori amerikan, do arrestohet dhe Rama dhe këta dhe do të ndodhë vërtetë. Dhe e gjitha kjo manipulohet në emër të të tashmes dhe ky është një problem i të gjitha mediave tona dhe kulturës tonë të manipulim stimulimit dhe jo të së vërtetës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb