Burnley pret në shtëpi Chelsean, në kuadër të Premier League. Këtë sfidë, sulmuesi shqiptar i Burnley, Armando Broja e nis nga stoli. Duke qënë se Broja vjen nga dëmtimi, trajneri Parker ka vendosur që ta lërë në pankinë.

Futbollisti i kombëtares u lëndua në ndeshjen e kuqezinjve ndaj Anglisë, duke dalë nga fusha përpara kohe.

Pritet të shihet nëse lojtari do aktivizohet në pjesën e dytë ndaj ish-skuadrës së tij, apo jo.  24-vjeçari ka luajtur 5 ndeshje me Burnleyn.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb