Burnley do të përballet me Sunderland në Premier League. Për këtë takim, trajneri i Burnley, Parker ka vendosur që të lërë në stol Armando Brojën.

Sulmuesi kuqezi shpreson se do të mund të aktivizohet gjatë takimit, në pjesën e dytë. Kujtojmë që paraqitjet e Brojës kanë ardhur duke u përmirësuar që nga koha kur shënoi golin e parë me fanellën e kësaj skuadre, në atë sfidë ndaj Bournemouth me 20 dhjetor. Ai ka luajtur 17 ndeshje me Burnley.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb