Si çdo të hënë, në “Koha për t’u zgjuar” në News24 me Klevin Mukën, ishte i ftuar Kujtim Hoxha ekspert i pensioneve.
Zoti Hoxha foli në lidhje me moshën e pensionit dhe përllogaritjen e daljes në pension të të moshuarve dhe raportin me vendet e tjera sa i përket viteve që qytetarët shqiptarë gëzojnë pensionin.
“Një burrë shqiptar mesatarisht gëzon 10 vite pension, shifër kjo më e ulëta sa i përket rajonit.
Në Europë mesatarisht dalja në pension bëhet në 67-68 vjeç, ndërsa Shqipëria ka një ligj ku janë parashikuar që gradualisht femrat të arrijnë në 2056 moshën 67 vjeç.
Në 2036 kemi objektiv që të ndryshojë ligji dhe objektivi në fakt të arrihet në 2026, pra rritja e pensionit të mos jetë me 2 muaj, por me 4 ose 5”, tha ai.
