Davon Edwards, burri amerikan i këngëtares Linda Halimi që fitoi festivalin e RTSH-së dhe do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2017, ka gjetur një mënyrë për të komplimentuar ndoshta shqiptarët.

Në një postim në Facebook Davon ka bërë një status interesant ku ndër të tjera ka shkruar:
“Sa e vërtetë! SA e vërtetë!”, për foton e cila në mbishkrim ka të shkruar “Nuk mund të më frikësoni, unë jam i martuar me një grua shqiptare”.

Martesa e Lindas me Davonin pati shkaktuar debat tek shqiptarët pasi Linda ishte shqiptarja e parë që theu tabutë duke u martuar me një person me ngjyrë.

Linda ose Lindita Halimi pasi dështoi të kalojë në fazat finale të “The Voice of America”, i është kthyer tregut shqiptarë, ku edhe fitojë festivalin e RTSH-së me këngën “Botë”.
Davon

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: