Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë deklarata të forta në drejtim kreut të shtetit serb, Aleksandër Vuçiç, duke e cilësuar analfabet dhe propagandist të Kasapit të Ballkanit.

Në një postim në profilin e tij në “X”, Sadriu shkruan:

“Një kryetar shteti analfabet, dikur një mjet propagande për kasapin e Ballkanit, është një kujtim i ashpër i rreziqeve të manipulimit dhe injorancës në udhëheqje. Historia na mëson rreziqet e aleancave të tilla”, shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb