Deputeti i PD-së, Flamur Noka lëshoi akuza në drejtim të qeverisë sa i takon përjashtimit të zotit Berisha nga Kuvendi si dhe për ligjin për barazinë gjinore. Ai tha se me ligjin për barazinë gjinore po shkatërrohet familja shqiptare.
Noka: Përjashtuar kreun e opozitës, për deklaratën që u mbajt jashtë kësaj salle, nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Ishte një deklaratë që citonte, mos të them, fjalën e një ambasadori në TV. Ju e keni të pamundur të pranoni të vërtetën. Ajo që bëhet ndaj Berishës është urrejtje ndaj së vërtetës.
E gjithë kjo ishte një makinacion që po bëhet në opinionin publik me ligjin tuaj të barazisë gjinore, ku meshkujt paradite i quani mashkull dhe pasdite femër, ku familja shkatërrohet, ku transvestiti do të konsiderohet njeri dinjitoz i kësaj shoqërie dhe ai që do të veprojë siç e ka bërë Zoti do të diskretitohet me ligjin tuaj. Pasi e keni inkuizuar këtë shoqëri, i erdhi momenti që të shkatërroni familjen. Zotëri mos u keqpërdor, se do të ikësh me turp që këtu.
