Një burrë u vra dhe një vajzë u plagos në një incident me të shtëna të dielën pasdite në një qendër tregtare në Carlow të Irlandës.
Provat e para tregojnë se burri qëlloi veten me armë zjarri.
Vajza u plagos në këmbë ndërsa njerëzit u përpoqën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Ajo mori ndihmën e parë në vend dhe nuk pati nevojë për trajtim në spital.
Një ekip për çaktivizimin e bombave nxitoi në vendngjarje si masë paraprake, raporton Sky News, ndërsa qendra tregtare u evakuua.
(A.A/BalkanWeb)
