Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në sesionin e 54-t të “Konferencës së Sigurisë së Mynihut”. Gjatë punimeve të kësaj konference, Ministri Bushati zhvilloi një takim me homologun e tij spanjoll, ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit në Mbretërinë e Spanjës Alfonso Dastis.

Zyrtarët e lartë diskutuan mes tyre mbi Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe u angazhuan për gjetjen e instrumentave për thellimin dhe rigjallërimin e marrëdhënieve dypalëshe.

me ministrin e jashtem turk

Ministri Bushati u shpreh se Shqipëria e vlerëson rolin e Spanjës në favor të politikës së zgjerimit të BE-së, ndërsa shtoi se do të dëshironte përfshirjen e saj aktive në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se Shqipëria pret mbështetjen e Spanjës përsa i takon hapjes së negociatave me BE-në, duke theksuar progresin e bërë në plotësimin e pesë prioriteteve dhe sidomos implementimin e reformës në drejtësi.

Ministri Bushati u ndal dhe tek njohja e Kosovës, ndërsa nënvizoi se rasti i saj nuk ka asgjë të përbashkët me rastin e Katalonjës.
Gjatë punimeve të konferencës, Ministri Bushati zhvilloi një takim dhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu. Ministrat diskutuan për çështje të karakterit dypalësh, duke u ndalur dhe në çështje që lidhen me sigurinë në rajon dhe më gjerë.

takimi me ministrin spanjoll

Gjatë konferencës së Sigurisë së Mynihut që mbyll sot punimet, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Japonisë Taro Kono. Ministrat diskutuan mes tyre për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe gjetjen e hapësirave për forcimin e konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, në rrafsh shumëpalësh dhe në mënyrë të veçantë, bashkëpunimin ekonomik.

Ministri Bushati e njohu homologun e tij Kono me mundësitë që ofron vendi ynë për investime me interes për biznesin japonez.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: