Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka dhe ish-deputeti i PS-së Ervin Bushati janë përfshirë në një debat mbi betejën elektorale në vend në studion e emisionit “Open”, teksa demokrati i ka thënë se nëse ai do t’i bënte analizë kampit socialist do dilte vetëm krimi dhe droga.

Bushati tha se përfituese e këtyre zgjedhjeve brenda koalicionit opozitar do të jetë Partia e Lirisë.

“Jetimët e Primareve” do të ngelen si “Lulekuqet mbi Mure”. Ku është logo e PD? Do të jetë Partia e Lirisë ajo që do të jetë përfituese nga këto zgjedhje”, tha Bushati.

Këtyre deklaratave Noka iu përgjigj duke thënë se ky është një “mentalitet skllavi”, ndërsa ka ironizuar duke thënë se mund të bëhet McGonigal kryeministër, duke iu referuar ish-agjentit të FBI-së të hetuar për korrupsion.

Ai vijoi duke thënë se mazhoranca është një turp dhe se është e tmerruar, ndërsa nuk ka hezituar t’i cilësojë ata si “hajdutë” vazhdimisht.

Pjesë nga debati:

Bushati: Lubonja mbron tezën që opozita bëri mirë që u largua. Unë mendoj se ishte faj i pafalshëm nga ana e tyre, gabim i pafalshëm që solli dhe ndryshimet kushtetuese që ata nuk i votuan se nuk ishin në sallë. Nuk kishim pse ia falnim këtë se mazhoranca nuk është as babai as nëna e tyre. Mazhoranca i ka mbrojtur, historia e tyre në lokale do jetë e jetimëve të Primareve. Pse i quaj jetimë, po shkojnë në një Vaterlo legale. PL e ka te këshillat për të treguar që është një forcë që po karikohet për të ardhmen.

Noka: Ti bëji analizë vetes, se po i bëre të del krimi, droga. Ti thuaj çfarë ke premtuar dhe ke realizuar.

Bushati: Potenciali juaj është Berisha që ka interes personal të provojë non-gratën që nuk e ka merituar. Ai e di që në 2025-ën nuk fiton. Një njeri që nuk ulet me asnjë ambasador nuk fiton.

Noka: Ti me këtë tregon mendësinë e një skllavi. Jo po të mbajmë kryeministër McGonigalin. Nxori nga goja mendësinë e një skllavi

Bushati: Ai po të ishte burrë malësie do kërkonte falje për Bashën dhe do largohej nga politika.

Noka: Skllav, konstrukt mental skllavi, nuk ka gjë më të tmerrshme. Këta kanë zot ambasadorin, në Shqipëri zotër janë shqiptarët. Ti je skllav more

Bushati: Miku është zot në shtëpi

Noka: Kjo është aleanca më e madhe kundër krimit të organizuar, drogës, skemës së portit të Durrësit etj. Ti me çfarë do dalësh në fushatë? Nuk fiton me thasë më, ka ikur koha. Keni hapur vende pune, janë hapur në Evropë, rrogat nuk janë rritur. Keni rritur vetëm çmimet, ti ke rritur vetëm skamjen.

Bushati: As Lubonja nuk të voton kështu, unë jo e jo. Nuk të votojnë kot lodhesh o burrë.

Noka: Pse duhet të japin votë ty shqiptarët, ke vjedhur, ke instaluar mafian në pushtet.

Bushati: Berisha i sakrifikoi ata jetimët e Primareve. Fjalimi yt është për 2025-ën.

Noka: Ju jeni turp, hajdut, hajdut, hajdut. Jeni të tmerruar, do fitojmë të gjithë, opozita dhe populli, kundër mafias në pushtet

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb