TIRANË – Partia Socialiste pranon se është e vërtetë “që ende nevojitet shumë punë në luftën kundër krimit” duke pohuar njëherësh se “është e vërtetë se policia që trashëgoi qeveria e re ishte lënë nga z.Ristani, ish-Zv.ministër i Brendshëm, si mos më keq.”

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati, ka replikuar kështu sot me deputetin e PD—së, Arben Ristanin, reagimin e të cilit për ngjarjet kriminale të natës së shkuar në Tiranë, e ka krahasuar me atë të një grabitqari.

“Reagimi i sotëm i z.Ristani, – th Bushati për mediat,- tregon mënyrën se si operon Partia Demokratike. Asnjë alternativë se si gjerat mund të bëhen më mirë. Asnjë përgjegjësi për çka ka ndodhur tetë vitet e fundit kur ata vetë qeverisnin. Por tamam si grabitqar pret me gëzim sa të ndodhe një vrasje për të drejtuar gishtin drejt policisë.

Një ditë më parë, Ministri i Brendshëm paraqiti disa shifra shumë domethënëse të punës së policisë së shtetit. Shifra, të cilat as Partia Demokratike, as Arben Ristani, nuk guxuan t’i kundërshtojnë, por i pranuan pasi janë të vërteta.

Që ende nevojitet shumë punë në luftën kundër krimit, kjo është e vërtetë. Njësoj siç është e vërtetë se policia që trashëgoi qeveria e re ishte lënë nga zoti Ristani, ish zëvendësministër i Brendshëm, si mos më keq. E keq trajnuar, e keq pajisur dhe sigurisht me individë të lidhur me krimin në krye të policisë që duhet ta luftonte krimin. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, – nënvizoi Bushati, – kur numri dy i Ministrisë së Brendshme ishte Arben Ristani, i dënuar nga gjykata, me të kaluar penale.”

(ar.sh/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: