Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar me një status në Tëitter pas një telefonate të marrë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Bushati bën me dije se zyrtari i lartë amerikan ka falenderuar qeverinë shqiptare për lidershipin e treguar në praktikat e papranueshme diplomatike.

“Ai nënvizoi gadishmërinë e Shqipërisë për të bashkuar forcat me vendet europiane për të mbrojtur sigurinë kundër të gjithë aktiviteteve të rrezikshme,” shkruan ai.

B423fb88 D310 4039 8a67 480d8b5b2499
B423fb88 D310 4039 8a67 480d8b5b2499

Kjo telefonatë e Pompeo, erdhi pasi qeveria shpalli non-grata  persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb