Presidenti Ilir Meta ka treguar sërish arsyet se përse nuk dekretoi buxhetin e vitit 2022 dhe pse vendosi rikthimin e saj në Kuvend.

Ai e cilëson këtë buxhet si antisocial dhe ka shpjeguar arsyet përse:

“Buxhetin 2022” është ANTISOCIAL.
Dekretova kthimin në Kuvend sepse nuk parashikon ASNJË ndihmë shtesë ekonomike për:

258,840 qytetarë, që jetojnë me 0.7 USD/ditë;

440,579 pensionistë në qytet, që jetojnë me 4.8 USD/ditë;

103,626 pensionistë në fshat, që jetojnë me 2.8 USD/ditë”, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb