Familjet të cilave iu është dëmtuar banesa nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit të 2019-ës dhe ende nuk u është ndërtuar banesa e re do të vijojnë të mbështeten nga qeveria me bonusin e qirasë.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se janë 1 miliard lekë të parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2022 për të mbështetur ato familje që nuk munden ende të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi janë në proces rindërtimi apo riparimi.

Rama Fb
Rama Fb

Me bonus qiraje janë mbështetur rreth 14 mijë familje ose rreth 50 mijë banorë nga të cilat, 32% në qytetin e Durrësit, 20 % në Tiranë, 15 % në Krujë dhe të tjerat në 8 bashki të qarqeve të ndodhura në zonën ku goditja e tërmetit ishte më e forta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb