Kryeministri Edi Rama ka nisur dëgjesat publike për buxhetin e qytetarëve për Tiranën dhe Shqipërinë.

Në fjalën e tij në një takim me banorët ne njësisë 2 në kryeqytet, Rama u ndal tek rritja e pensioneve që do të jenë një zë i rëndësishëm në Buxhetin 2026.

“ E domosdoshme që secili të bëjë atë që duhet brenda mundësive dhe pozicioneve që kanë që gjërat në bashki të shkojnë sa më mirë. Më vjen mirë sepse na jepet mundësia që duhke folur për buxhetin e Tiranës të flasim dhe për atë kombëtar ku më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur kohë për ta bërë, rritjen e mbështetjes reale për pensionistët që faktikisht do të zënë pjesën kryesore në dinstancimin e shtetit në këtë mandat të 4, ku mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1.7 mld euro, që janë të ndara në 4 vite, të përcaktuara në buxhetin afatmesëm të qeverisë dhe janë qoftë për pjesën që do të na mundësojë realizimin e objektivit të shpallur me atë se ku duam t’i çojmë pensionet mesatare në kategorinë e pensionit të plotë urban.
Ky moment është një moment që përmbush atë që ka qenë ambicja jonë kryesore, që rritja e vazhdueshme ekonomike, të jetë gjithëpërfshirëse dhe nga e cila të përfitojnë të gjithë. Paga minimale do të jetë edhe për perivatin dedhe për shtetin. Sepse kam dëgjuar që thonë bëhet fjalë vetëm për administratën”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb