Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në parlament, foli për buxhetin e vitit 2024.

Gjekmarkaj theksoi se buxheti ka rënë në duar kasapësh, të disa personave që ndajnë paratë me njëri-tjetrin. Ai shtoi sae qindra miliona euro kanë ndryshuar destinacion. Gjekmarkaj vlerësoi se është një turp i madh, që vendi po braktiset në mënyrë masive.

“Qindra e miliona euro sot ndryshuan destinacion. Qytetarët po braktisin masivisht vendin. Çmimet janë rritur e kanë shkuar në qiell.

Ky buxhet ka rënë në duar kasapësh, duke qenë në duar të pak njerëzve. Nuk e di se kush mund të durojë dot kaq shumë dokrra me kaq shumë intensitet”, u shpreh Gjekmarkaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb